Një ton kanabis është sekuestruar në Berat gjatë një aksioni antidrogë. Lënda narkotike është gjetur në një magazinë në fshatin Lapan, e futur në disa thasë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje.
Hetimi për këtë rast është kryer nga prokuroria për krimet e rënda pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative.
Mësohet se në këtë aksion nuk është përfshirë policia lokale dhe ndërhyrja është bërë nga forca të mbërritura nga Tirana. Prokuroria thotë se disa muaj më parë kishte regjistruar një hetim për një grup të strukturuar kriminal, i cili ka kultivuar kanabisn në këtë zonë dhe më pas do ta trafikonin jashtë vendit. Ndërsa magazina ku u gjet droga shërbente për tharjen dhe paketimin e kanabisit.
Tv Klan