Ora News – Lame: Mos i hapni derën personave që nuk identifikohen si punonjës ALUIZNI

2017-07-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët po mashtrohen në masë nga njerëz që paraqiten si punonjës të ALUIZNI duke u marrë shuma parash për legalizime. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, u kërkon qytetarëve të mos ia hapin derën asnjë personi që nuk fakton me dokument se është punonjës i këtij institucioni. Ndërsa për çështjen e pallateve të braktisura nga ndërtuesit, Lame u kërkon qytetarëve të ushtrojnë presion mbi ndërtuesit të deklarojë objektet, por edhe ata mund të paraqiten për të plotësuar dokumentet.
Sekserët të cilët po mashtrojnë qytetarët për proçesin e legalizimeve po përhapet në masë dhe për këtë ka pasur shpesh herë edhe arrestime nga policia.
Por edhe në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë mbërritur denoncime nga qytetarët. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI Artan Lame u kërkon qytetarëve të mos ia hapin derën askujt që nuk disponon një dokument zyrtar si punonjës i këtij institucioni
Lame: Mos ju zini besë personave që ju paraqiten në shtëpitë tuaja pa qenë të pajisur me dokumentin përkatës të identifikimit dhe të punonjësit të ALUIZNI-t. Mos ju hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument të varur në qafë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lame-mos-i-hapni-deren-personave-qe-nuk-identifikohen-si-punonjes-aluizni/