Sëmundja e fruthit mund të rikthehet. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin alarmin se pas përhapjes së sëmundjes në Europë, Shqipëria riskon të preket nga epidemia që ishte çrrënjosur prej vitesh. Shkak i rikthimit të sëmundjes është mos vaksinimi i fëmijëve në moshën 1 vjeç. Sipas ekspertëve, numërohen rreth 1 mije raste të pavaksinuar dhe që janë në risk të preken.
Sëmundja mund të përhapet më pas edhe në popullatën adulte.
Statistikisht një i sëmurë me fruth, arrin të infektojë njëherazi 12 persona, e për këtë ekspertët e shëndetit publik bëjnë apel që të kryhet vaksinimi, ndërsa shkollat, dhe kopshtet nuk duhet të pranojnë fëmijë pa vaksinë dhe me shenja të sëmundjes, e cila rezulton të jetë vdekjeprurëse.
Tv Klan