Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qendra e Zhvillimit në Shkoder ka mjediset e saj të reja, falë financimit të zyrës së bashkëpunimit ushtarak në Ambasadën amerikane në Shqipëri.
Inaugurimin zgjodhi ta bëjë vetë ambasadori Donald Lu sëbashku me kryetaren e bashkisë Shkoder dhe stafin e qendrës.
Mjediset e saj janë transformuar, duke e bërë me të lehtë punën me 80 persona, nga të cilët gjysma marrin shërbimin rezidencial, e gjysma tjetër ditor.
Ambasadori Lu e quajti një hap përpara Shqipërinë, me punën që po bën per rikonstruksionin e këtyre qendrave dhe duke rritur shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.
Donald Lu: Shqipëria po bën përparim të madh për të mbështetur të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në të gjithë Shqipërinë janë dyuke përfunduar shumë qendra të tilla zhvillimi, përmes mbështetjes së SHBA dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Shqipëria është në gjendje të ndërtojë të gjithë karriget me rrota për ata në nevojë.
Paralelisht tha Lu po punohet për të gjetur punë më të mira për këto persona, sepse mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e pakufizuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perurohet-qendra-e-zhvillimit-lu-shqiperia-nje-hap-para/