Pasuria e familjarëve të 8 të arrestuarve për grabitjen e 7 milion eurove në rrugën e ?Rinasit? do të kalojë në sitën e hetuesve. Burime nga prokuroria për krimeve të rënda thanë për Tv Klan se 40 familjarëve të tyre do tu hetohet pasuritë e patundshme dhe llogaritë bankare.
Grupi hetimor ka kërkuar informacione nga drejtoria e gjendjes civile për të sjellë një listë dhe vëmendja është fokusuar te familjarët më të afërt të tyre. Në fokus do të jenë pasuritë e vendosura pas grabitjes së 3 dhjetorit 2015 ku u morën rreth 3,8 milion euro.
Të arrestuar për dy grabitje janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanai si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja. Në bazë të dëshmive të 35-vjeçarit policia dhe prokuroria arriti të zbardhë dinamikën dhe rolet e të ndalurve.
Në kërkim për këtë çështje është Admir Murataj. Ai është persona i dyshuar si organizator i dy grabitjeve te dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017. Edhe pasuria e familjeve të tij do të hetohet nga prokuroria. Pavarësisht se janë grabitur 7 milion euro deri më tani burimet thonë se janë gjetur vetëm 500 mijë euro para kesh, te fshehura ne tenxhere presioni. Për këtë arsye grupi hetimor dyshon se paratë mund të jenë investuar apo fshehur nëpërmjet familjareve te 8 personave të arrestuar dhe atyre të shpallur në kërkim.
Tv Klan