Pazare online për orgji - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi i prostitucionit, i cili u shkatërrua të mërkurën nga policia e kryeqytetit, rekrutonte kryesisht studente vajza, të cilat ishin në vështirësi ekonomike. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne dhjetor te 2016, ka zbuluar gjithë veprimtarinë e rrjetit. Në krye të tij ishte Maria Thanas, një vajzë 26 vjeçe me origjinë nga Korça. E arrestuar kohë më parë për të njëjtën vepër penale, ajo rekrutonte vajza dhe gjente klientët, duke ofruar edhe marrëdhënie seksuale në grup, kundrejt pagesave nga 50 deri në 100 euro. Prokuroria thotë se Maria Thanas së bashku me të arrestuarin tjetër Mario Çela, siguronin edhe kokainë për ata që kërkonin drogë, kundrejt pagesave më të larta. Klientët ishin kryesisht administrator të firmave të huaja, qe pikë kontakti kishin 26-vjeçaren nga Korça. Kjo e fundit fotografonte vajzat dhe ua dërgonte përmes internetit personave të interesuar, duke bërë edhe pazaret. Prostitucioni ushtrohej në disa apartamente që ndodhen në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet. Dosja e gjashtë të arrestuarit në operacionin ?Free Time?, ndodhet te Gjykata e Krimeve të Rënda, ku të ndaluarit do të njihen edhe me masën e sigurisë.