Report TV - Shërbimi veterinar, Ilir Meta: Me rëndësi për shëndetin e njerëzve

2017-07-04 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Urdhri i Mjekut Veterinar dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Veterinarisë.

Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Meta u shpreh se rëndësia e shërbimit veterinar, është e pa diskutueshme për shëndetin e njerëzve.

?Të jemi krenarë për shërbimin veterinar shqiptar, një shërbim me traditë shumë vjeçare. Reforma e veterinarisë po integron të gjitha shërbimet nën vëzhgimin dhe drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë?, është shprehur Meta.

Ndërsa ministri Panariti theksoi se profesioni i mjekut veterinar është shumë i nderuar dhe shtoi se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë janë e ardhmja e vendit.