http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatkeqësisht, opozita po pengon procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, pasi ligji i vetingut është një nga kushtet themelore për të hapur negociatat. Duket disi paradoksale kur sheh sesi një parti politike pozicionohet kundër ?erërave? dhe madje edhe kundër shqiptarëve. Implementimi i ligjit të vetingut do të ketë efekte pozitive për vendin dhe të të rrisë besimin e shqiptarëve në institucione. Bushati është ndalur dhe te sfidat e fundit me të cilat përballet rajoni i Ballkanit, si i ekspozuar në përplasjen gjeopolitike. Rajoni po përballet me disa sfida që kanë të bëjnë me sigurinë. Njëra prej tyre lidhet me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ndërsa tjetra më lojën e Rusisë dhe aktorëve të tjerë si BE dhe NATO. Megjithatë ne po flasim për proces euroatlantik dhe kjo do të thotë reforma. Jemi mësuar me prezencën e madhe të SHBA-së në rajonin Tonë. Ballkani Perëndimor, madje, Ballkani në përgjithësi konsiderohet një histori suksesi për politikën e jashtme amerikane. Falë SHBA-së por edhe BE-së vendet e Ballkanit kanë marrë një drejtim shumë më të mirë se më parë.