Nga Konferenca e Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik në Uashington, shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson deklaroi se synimi i Amerikës është shkatërrimi i ISIS-it, por kjo nuk mund të ndodhë, sipas tij, nëse aleatët nuk pranojnë të shtojnë kontributet e tyre në këtë përpjekje.