Report TV - Berat,dëmtohen e vidhen ndriçuesit e pedonales,qendra e qytetit në terr

2017-07-04 1

BERAT-Prej disa kohësh në Berat është vënë re një dukuri shqetësuese, e cila ka prekur një nga investimet më të madha të qytetit ndër vite, atë të pedonales.

Një pjesë e pedonales gjatë natës zhytet krejtësisht në errësirë, pasi janë vjedhur dhe dëmtuar ndriçuesit e saj.

Por, të parët dhe të vetmit që reagojnë në lidhje me këtë shqetësim duket se janë qytetarët e Beratit, të cilët deklarojnë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat që ky investim të mos preket.

Nga ana tjetër burime pranë Policisë Bashkiake të këtij qyteti bëjnë me dije se herë pas here janë bërë denoncime për këto vjedhje, por deri më tani askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë dhe në këto kushte pedonalja dhe të tjera investime publike në këtë qytet vijojnë të preken nga vjedhjet.

Free Traffic Exchange