Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipas Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, prezenca e Shteteve të Bashkuara në Ballkan është një element jetësor për rajonin, në kushtet kur sipas tij, Rusia dhe aktorë të tjerë të tretë janë duke u bërë një pengesë për integrimin e mëtejshëm europian të vendeve ballkanike. Shefi i diplomacisë shqiptare thekson se tashmë ky rol është edhe më i rëndësishëm, pasi Ballkani po përballet me një sërë sfidash që lidhen me sigurinë.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar edhe njëherë për rrezikun e ndikimit të Rusisë në Ballkan, teksa ka deklaruar se roli i Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë do të mbetet gjithmonë jetësor.
Në një intervistë të dhënë për Think Tankun, Atlantic Council, shefi i diplomacisë shqiptare paralajmëroi se Kremlini dhe aktorë të tjerë të tretë, por bëhen një pengesë më shumë në rrugën e integrimit europian të shteteve ballkanike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rreziku-i-ndikimit-rus-bushati-roli-i-shba-eshte-jetesor-per-ballkanin/