Report TV - Raporti i KQZ,ja çfarë fshehën politikanët nga emrat te dënimet

2017-07-04 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot se çfarë do të bëjë me 21 politikanë të nivelit të lartë, 8 kryebashkiakë dhe 13 deputetë, të cilët kanë dorëzuar një formular të dytë për dekriminalizimin, duke korrigjuar formularin e parë.

Në një relacion përgatitur për mbledhjen e sotme nga administrata e KQZ-së që mban datën 21 mars 2017, të cilin ?Shqiptarja.com? disponon, saktësohen të gjitha informacionet të cilat deputetët dhe kryebashkiakët nuk i kanë deklaruar ose që i kanë korrigjuar në fazën e dytë.

Tabela shoqëruese saktëson se si deputetë e kryebashkiakë, mes tyre dhe Sali Berisha kanë fshehur dënime të formës së prerë ose kanë korrigjuar të dhënat personale, si emrin apo datëlindja.

?Funksionarët e mëposhtëm nuk kanë deklaruar në Formular ndryshime në gjeneralitete të bëra me vendim të organeve të njësive vendore.

Nga shqyrtimi i informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile rezulton: Deputeti Ylli Shehu, ish i PR, kaluar me LSI, nuk ka deklaruar në Formular ndryshime në gjeneralitete.

Sipas Shkresës së DPGJC ka pasur ndryshime zyrtarisht në emër dhe mbiemër, datëlindja e deklaruar në formular, nuk përputhet me datëlindjen zyrtare, sipas DPGJC. Deputeti Spartak Braho LSI, nuk ka deklaruar ndryshimin e emrit nga ?Zylyftar? në ?Spartak?.

Free Traffic Exchange