Ora News – Krasniqi: Partia që ka më shumë para është partia e tretë politike

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Afrik Krasniqi thotë në Tonight Ilva Tare në Ora News se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e parë më e pasur, por shton se ndryshe nga partitë e tjera është e vetmja që ka deklaruar donatorët e saj publikë.
Pjesë nga biseda:
Krasniqi: Kur partitë janë në pushtet kanë gjithmonë të ardhura më të mëdha, jo për shkak të parave që marrin nga buxheti i shtetit, por shkak të aseteve që krijojnë nga përdorimi i pushtetit. Së dyti, Partia më e pasur del partia më e tretë politike, e cila ka deputetë në numër më të vogël se opozita. Ndryshe nga partitë e tjera, ka deklaruar një listë njerëzish donatorësh publikë, ndërkohë që partitë tjera nuk e kanë deklaruar.
Tare: Kështu që i bie se është me fejr (fair) se partitë e tjera??
Krasniqi: Nëse janë të dhënat e sakta po. Të gjitha ato duhen verifikuar.
Tare: Megjithatë edhe kjo është e lavdërueshme sepse ka deklaruar më shumë se të gjithë partitë e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-partia-qe-ka-me-shume-para-eshte-partia-e-trete-politike/

Free Traffic Exchange