Ora News – Tatimet: Bllokuam llogari e pasuri, mblodhëm 13.5 mln lekë

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka përdorur forcën dhe masat shtrënguese për të mbledhur detyrimet e papaguara fiskale përgjatë 2016. Kështu, 13.5 mln lekë janë akumuluar nga këto masa, kryesisht urdhër sekuestrimi pasurie, bllokim të llogarive bankare apo në doganë. Mosha e këtyre detyrimeve llogaritet 2-5 vjet ndërsa detyrimet rrjedhin nga mospagesa e TVSH, tatim fitimi, sigurimet shoqërore dhe nga TAP.
Mbledhja e borxheve të subjekteve ndaj shtetit për vitin 2016 është arritur të realizohet në nivelin më të lartë përmes urdhërave të bllokimit të llogarive të banakve. Drejtoria e mbledhjes me forcë ka arritur të mbledhë 13.5 mln lekë detyrime gjatë vitit 2016 përmes masave shtrënguese. Në përdorimin e masave shtrëngeuse në 47 % të rasteve janë lëshuar udhër bllokimi të llogarive bankare apo pasurive, në 34 % është dërguar njoftim për tatimpaguesit për vendosjen e masave të sigurisë dhe në 7 % janë njoftimeve të kërkesës për të paguar dhe njoftimet e përgjithshme për vendosjen e masave.
Nga bllokimi i llogarive bankare jane mbledhur 6.2 mln lekë, nga sekuestrimi i pasurisë mbi 1 mln lekë, nga sensibilizimi për të paguar 4.5 mln lekë, nga urdhrat bllokimit në doganë u mblodhën 462.202 lekë. Stoku i borxhit sipas DPT deri në dhjetor 20146 përbëhet nga detyrime tatimore të lindura në 2 deri 5 vjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tatimet-bllokuam-llogari-e-pasuri-mblodhem-13-5-mln-leke/