Ora News – Statusi i minatorit, shpërblim financiar pas ndërprejes së punës për 5 vjet

2017-07-04 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas punonjësve të industrisë së naftës, janë minatorët ata të cilët do të përfitojnë status të ri dhe të drejta ligjore. Projektligji i ri i mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë përcakton se pas ndërprerjes së punës minatorët përfitojnë shpërblim financiar deri në 5 vjet dhe në rast aksidenti, pension familjar në masën 100 % të pagës. Po ashtu parashikohen 5 % kontribute shtetsë nga punonjësit në process pune nga të cilat 2% paguhen nga punëmarrsi dhe 3% nga punëdhënësi.
Një projekligj i ri për statusin e minatorit dhe punonjësve të nëntokës ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi i projekligjit është të përcaktojë pozitën juridike, ekonomike financiare dhe shoqërore të kësaj kategorie, të drejtat dhe detyrime.
Në nenin 8 të këtij drafti përcaktohet se personat që gëzojnë statusin e minatorit me vjetërsi pune mbi 20 vjet nga të cilat jo më pak se 63 vjet nëntokë që humbin vendin e punës pas hyrjen në fuqi të këtij ligji përfitojnë shpërblim financiar pas ndërprejrjes së punës i cili nuk mund të jetë më i vogël e paga miniame neto e minatorit për një kohë 5 vjet në rast se nuk ripunësohet. Ky përfitimi financiar përballohet 3 vjet nga punëdhënësi dhe 2 vjet nga buxheti i shtetit.
Po ashtu familja në ngarkim të përfituesit të këtij statusi kur ky aksidentohet me vdekje gjatë punës përfiton pension familjar në masën 100% të pagës së tij referuese, pavarësisht nga periudha e sigurimit dhe pensionin indeksohet njëllojë si pensionet e tjera. Për ish punonjësit e nëntokës të cilët kanë përfituar sipas ligjit për trajtimin e veçantë, mjaftojnë 23 vite punë gjithsje ntë të cilat 11 vjet e gjysëm nëntokë për të dalë në pension.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/statusi-i-minatorit-shperblim-financiar-pas-nderprejes-se-punes-per-5-vjet/

Free Traffic Exchange