ELBASAN-Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ku personi me inicialet D.K është qëlluar me armë zjarri.
Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore, në spitalin Kirurgjik Elbasan, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.