Sulltan Novruzi, Ora News sjell atmosferën festive me pamje nga ajri

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët bektashinj në të gjithë botën kremtojnë festën e Sulltan Novruzit, lindjen e Imam Aliut. Këtë vit, në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve festa u prit me risi siç ishte atmosfera me performanca artistike dhe statujat e arit për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë besim. Ora News sjell edhe pamjet nga ajri të aktiviteteve në Kryegjyshatën e Bektashninjve. Si çdo vit, kryeparlamentari Meta, ministra, diplomatë vizituan selinë dhe përcollën urimet për besimtarët.
Kremtohet dita e Sulltan Novruzit, festa më e madhe e bekashinjve. Udhëtuam me helikopter në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për të sjellë pamje nga ajri të festimeve në selinë e shenjtë.
Ndryshe nga vitet e tjera, ditëlindja e Imam Aliut në Qabe që simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës, u prit me aktivitete të shumta artistike, muzikore.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ndezi atmosferën. Mbresëlënëse ishte dhe interpretimi i tenorit të njohur Kastriot Tusha.
Është moment lutje për të gjithë besimtarët bektashinj. Është kohë paqeje dhe reflektimi.
Urimet në këtë ditë të shenjtë janë për sa më shumë begati ndër shqiptarë dhe të huaj që ishin pjesë e ceremonisë.
Ceremonia kulmoi me fjalën e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj që përcolli mesazhe për të gjithë besimtarët.
Kryeparlamentari, Ilir Meta, bashkë me vajzën e tij Erën uruan besimtarët e pranishëm.
Vlerë e festave fetare por në tërësi të besimit, për kreun e Kuvendit është toleranca fetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/besimtaret-bektashinj-kremtojne-diten-e-sulltan-novruzit/