Ora News - Regjistri i adresave, Çipa: Asnjë kosto për qytetarët ndryshimi i çertifikatës

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asnjë kosto nuk do të ketë për qytetarët ndryshimi i adresës së banesës që do të reflektohet automatikisht edhe te çertifikatat e tyre të pronësisë.
Kjo është bërë e ditur për Ora Neës nga zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa, i cili fton qytetarët që të mos refuzojnë anketuesit që kanë nisur proçesin e regjistrimit derë më derë.
Çipa: Pasi këtu është e përfshirë edhe hipoteka dhe pasi të bëhet regjistrimi total i tyre, kuptohet që ky ndryshim bëhet me adresën e re nga Hipoteka. Pra nëse ke një pjesë, pra biznesin tënd, ose banesën tënde e kë në adresën e vjetër do të përshtatet me adresën e re. Jo qytetarët nuk do të paguajnë.
Çipa sqaron se proçesi i popullimit do ti japë njëherë e mirë fund adresave rrethanore, ndërsa është kthyer edhe në një domosdoshmëri pas ndryshimeve të ndodhura pas reformës territoriale.
Çipa: Njësia administrative, kur janë bashkuar në një bashki të vetme ka pasur emra të njëjta dhe i binte që një bashki të kishte me emër të njëjtë dy rrugë. Ka patur, kur ka qenë rrugë në vazhdimësi të dy njësi administrative te numrat e ndërtesave dhe bizneseve që kanë qenë në një rrugë përsëriteshin dy herë, kishte dublime të numrave, kështu që lindi si domosdoshmëri edhe për të patur një adresë sa shqiptare jemi duhet të dimë ku jemi.
Numri dy i Ministrisë së Brendshme thotë se falë këtij proçesi synohet edhe heqja përfundimtare nga listat zgjedhore e votuesve pa adresë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/regjistri-i-adresave-cipa-asnje-kosto-per-qytetaret-ndryshimi-i-certifikates/

Free Traffic Exchange