Identifikohet kufoma e gjetur në Zvërnec

2017-07-04 4

Kufoma e gjetur dy javë më parë në plazhin e Portonovës në Vlorë është 31 - vjeçari Luan Isai. Policia arriti të identifiktojë viktimën, pas analizave të ADN-së, të cilat konfirmuan dyshimin se trupi i dekompozuar i përkiste 31 - vjeçarit, i njohur edhe me emrin Loni.

Ky i fundit ishte pronar i një bilardoje në Vlorë, ndërsa pak ditë përpara gjetjes së trupit ishte denoncuar i zhdukur nga familja.

Qëndrimi për shumë kohë në ujë, e bëri të vështirë identifikimin. Mjekët ligjorë konfirmuan se vdekja e tij ka ardhur nga mbytja, ndërsa kanë konstatuar edhe disa shenja në trup.

Isai u gjet jo shumë larg vendit ku në muajin Shkurt, policia sekuestroi një gomone të braktisur, si dhe disa çanta me rreth 1.3 ton kanabis sativa.

Thuajse në të njëjtën ditë, që është denoncuar zhdukja e Isait, policia është njoftuar edhe për zhdukjen e dy personave të tjerë nga Vlora. Ata dyshohet se mund të kenë qenë në gomonen e ngarkuar me drogë.

Në përpjekje për t?i shpëtuar policisë, tre personat dyshohet se kanë rënë nga mjeti lundrues në det, çka mund të ketë çuar edhe në mbytjen e Luan Isait.

Tv Klan