http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet aksioni per pastrimin e Tiranës nga mbeturinat. Ne 26 mars bashkia ka planifikuar ndërhyrjen me te madhe ne terren per largimin e plehrave nga rrugët, zonat e banuara dhe parqet.Ndryshe nga me pare aksioni i kesaj jave do te përqendrohet ne 13 zonat periferike te kryeqytetit , aty ku dhe ndotja eshte me e madhe. Përfaqësues te bashkisë i bëjnë apel banoreve t?i bashkohen nismës per pastrimin e ambienteve, shpesh te ndotura nga pakujdesia e tyre.Krahas punonjësve te pastrimit, aksionit pritet t?i bashkohen qindra vullnetare, nxënës shkollash dhe studente. Paralelisht me këtë proces bashkia vijon punën per shtimin e sipërfaqeve te gjelbëria.Ne parkun e Liqenit Artificial janë mbjelle dhjetëra fidanë te rinj, te cilët kane zëvendësuar pemët e dëmtuara.Brenda muajit mars, bashkia ka planifikuar mbjelljen e rreth 5 mije pemëve, kryesisht përgjatë rrugëve dhe ne dy parqet e kryeqytetit, ne kodrat e Liqenit Artificial dhe ne Farke.