http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 2 prill, do të mbahen edhe në Kosovë, në mjediset ku jetojnë serbët, konfirmojnë zyrtarët e Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.Slavko Simiç, drejtues i Listës Serbe, është shprehur per ?Radio Europa e Lire? se nje praktike e tille ka ndodhur edhe me pare, pasi shtetësia e dyfishte u jep te drejtën serbeve te Kosove te marrin pjese ne presidencialet e Serbisë.Komisioni i zgjedhjeve ne Serbi ka vendosur qe per zgjedhjet e 2 prillit, serbet e Kosovës mund te votojnë ne 90 vendvotime.Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar këtë deklarate te Listës Serbe, ndërsa komisioni i zgjedhjeve ne Prishtine, thote se nuk ka asnje rol ne zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, edhe pse do te kete votim ne territorin e Kosovës.Ne rastin e zgjedhjeve te mëparshme, procesi është kontrolluar nga OSBE-ja, ndërsa aktualisht misioni ndërkombëtar nuk ka dale ende me nje qëndrim zyrtar per këtë çështje.