Senatori amerikan: Rusia mund të manipulojë zgjedhjet në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Senatori demokrat amerikan Robert Torriceli, në një interviste per Vizion Plus, i ka bërë thirrje Shqipërisë të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme, pasi ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia do të përpiqet të ndërhyrje në zgjedhjet e qershorit. ?Eshtë e qartë se ka një përpjekje nga ana e rusëve për të ndërhyrë në zgjedhje. Është e provuar tashmë ndërhyrja ruse në Shtetet e Bashkuara, por po ashtu është e qartë ajo që po ndodh në Francë, por edhe në shtete të tjera të Europës Perendimore. I bëj apel njerëzve në Shqipëri të jenë të kujdesshëm. Në vecanti një apel kam për mediat: kontrolloni burimet tuaja. Kini kujdes për ato që thuhen. Do të promovohen shumë gjëra të rreme. Trupat zgjedhore këtu duhet të jenë të kujdesshme për kontaktet e tyre. Është e sigurtë që ekziston një program rus për të ndikuar në zgjedhje.?