http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Senati amerikan ka vendosur te rikrijoje grupin mbështetës per çështjet shqiptare, te përbëre nga senatore demokrate e republikane, qe do te mbrojnë e promovojnë çështjet shqiptare, jo vetëm ne Shqipëri, por edhe me gjere. Lajmi është bere i ditur gjate vizitës ne Uashington te ministri te jashtëm Ditmir Bushati, i cili është takuar me dy bashkedrejtuesit e grupit, senatoret Gary Peters nga Michigani dhe Xhoni Ernst nga Iowa. Dy senatoret shprehen vlerësim per rolin dhe kontributin e Shqipërisë ne koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit, si edhe ne garantimin e stabilitetit ne rajon e me gjere. ?Shqipëria është një aleate kyçe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një anëtare e vlerësuar e komunitetit ndërkombëtar e cila është e angazhuar në konsolidimin e demokracisë dhe zbatimin e reformave kyçe,? - u shpreh Senatori demokrat Peters gjatë takimit me Ministrin Bushati. Ndërsa senatorja republikane Ernst nënvizoi peshën e marrëdhënies shqiptaro-amerikane në Europën Jug-Lindore dhe vlerësoi arritjet e përbashkëta në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe perspektivës euro-atlantike të mbarë rajonit.