http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtaret bektashinj kremtojnë festen e Sulltan Nevruzit që njihet ndryshe si ditëlindja e Imam Aliut. Që në orët e para të mëngjesit, besimtaret i janë drejtuar Kryegjyshatës për të kryer ritet fetare. Qindra njerëz, mes tyre edhe drejtues të lartë te institucioneve e politikanë, kane dhënë urimet e tyre. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë vit festën e Sulltani Nevruzit ta kalojë pranë një familje bektashiane. Teksa uroi të gjithë besimtaret shefi i qeverisë ndau me familjarët disa nga arritjet e bëra në qeverinë e tij. Për bektashinjtë, Sulltan Nevruzi konsiderohet edhe fillimi i vitit, për këtë arsye festohet ne mënyrë te veçantë, me gatime karakteristike dhe vizita tek te afermit. Sulltan Nevruzi shënon fillimin e Vitit të Ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.