Report TV - Tiranë, një person kërcënon se do hidhet nga oxhaku

2017-07-04 0

TIRANE- Një person kërcënon se do të hidhet nga një objekt me lartësi të konsiderueshme në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Ai është identifikuar si Qazim Bruka, 43 vjeç, i cili është ngjitur në oxhakun e një uzine, pranë depos së ujit.

Mësohet se Bruka kërcënon me vetëvrasje për shkak se shërbimi përmbarimor e ka nxjerrë nga shtëpia pas divorcit me bashkëshorten. Bruka mban në duar disa dokumente ndërsa përsërit vazhdimisht se është dhunuar nga fizikisht nga përmbarimi.

Mësohet se Qazim Bruka nuk lejohet nga ish-bashkëshortja e tij, Hyrije Bruka, që të jetojë me të në një banesë, pasi çifti është ndarë.

Në vendngarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës, ndërsa një prej efektivëve të RENEA-s po negocion me të për t'i dhënë fund kësaj aventure.

Policia po negocion me të për të zbritur nga lartësia nga ku kërcënon se do të hidhet. Ndërkohë, ka mbërritur edhe ish-bashkëshortja, për ta bindur që të mos vetëflijohet.

Free Traffic Exchange