Report TV - Tiranë, një person kërcënon se do hidhet nga oxhaku

2017-07-04 0

Një person kërcënon se do të hidhet nga një objekt i lartë në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Ai është identifikuar si Qazim Bruka, 43 vjeç, i cili është ngjitur në oxhakun e një uzine disa minuta më parë.

Mësohet se Bruka kërcënon me vetëvrasje për shkak të një problemi pronësie. Në vendngarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës.

Policia po negocion me të për të zbritur nga lartësia nga ku kërcënon se do të hidhet.

Free Traffic Exchange