Gjatë takimit me maturantët që morën nga një medalje artë për rezultatet e shkëlqyera dhe një 'I PHONE', kryeministri Rama i ftoi që të ndjekin ëndrrat e tyre sikur bënë Lionel Messi dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho dhe të mos dorëzohen përpara vështirësive.
"Mund të thoni se të gjithë shohin ëndrra me sy hapur. Po, të gjithë shohin ëndrra me sy hapur, por nuk bëhen dot të gjithë. Lionel Messi është një.
Të gjithë duan të bëhen si Lionel Messi. Por, nëse u bë Lionel Messi, u bë sepse donte dhe besonte se do bëhej Lionel Messi.