Ora News – Drejtësia, Rama: Duhet operacion i thellë për ta trajtuar

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E vetmja rrugë për të trajtuar një sëmundje të rëndë, siç është sistemi ynë i drejtësisë është një operacioni i thellë për ta trajtuar. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me maturantët e medaljeve të arta.
Rama: Ende pa u mbushur 100 ditët e qeverisë këtu në këtë sallë kam pasur takim me nxënësit ekselentë dhe një prej tyre më ka bërë një pyetje duke thënë: Çfarë mund të bëni ju për të ndryshuar Shqipërinë që është e kapur për fyti nga sistemi i kalbur i drejtësisë? Në atë kohë atij i ktheva një përgjigje që pak a shumë ishte që problemi i drejtësisë është një nga sëmundjet më të rënda, mbase burimi i sëmundjeve të tjera të rënda dhe do ta trajtojmë si sëmundje të rëndë për të gjetur recetën e duhur dhe për të bërë terapinë e duhur. Sot jemi dëshmitarë që reformat janë e vetmja rrugë për të adresuar problemin e sëmundjeve sistemike në organizmin e një shoqërie apo të një shteti..nëse atëhere e mendoja që drejtësia jonë vuan nga një kancer dhe organizmi i shtetit tonë ishte i kapur në të gjithë pjeset vitale të tij nga kanceri, sot jam edhe më i bindur se dje, që e vetmja rrugë për ta trajtuar një sëmundje kaq të rëndë është një operacion shumë i thellë. E njëjta gjë vlen edhe për atë që ne bëmë me reformën në arsim.
Duke folur për reformën në arsim, Rama tha se ishte një domosdoshmëri, pasi sistemi arsimor ishte nje kancer ku mbizotronte korrupsioni dhe energjia demotivuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-rama-duhet-operacion-i-thelle-per-ta-trajtuar/

Free Traffic Exchange