Ora News – Mbesa e At Zef Pllumit: Të mos pranojmë komunistë dhe kriminelë

2017-07-04 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa kyetari i Partisë Demokratike, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një axhendë takimesh me senatorë dhe kongresmenë per situatën politike ne vendin tonë, në çadrën e lirisë u fol për artin dhe historinë. Mbesa e At Zef Pllumit, Angjelina Gjeka, i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë dhe të mos lejojnë në parlament ish-zyrtarë komunistë dhe kriminelë.
Kryetari i Partisë, Demokratike Lulzim Basha, në ditën e 32-të çadrën e protestës ia besoi artistëve dhe historianëve, ndërsa ai vetë u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një axhende intensive takimesh me zyrtarë të lartë, për të diskutuar mbi situatën potlike dhe kërkesën për qeveri teknike.
Në çadrën e protestës para Kryeministrisë u fol për art dhe për shtyllat mbi të cilat duhet të ngrihet republika e re e premtuar nga opozita.
Mbesa e At Zef Plllumit, Angjelina Gjeka, lexoi një paragraf nga libri ?Rrno për me tregue?, ndërsa i bëri thirrje qytetarve të protestojnë dhe të mos lejojnë në parlament ish-zyrtarë komunistë dhe kriminelë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbesa-e-at-zef-pllumit-te-mos-pranojme-komuniste-dhe-kriminele/

Free Traffic Exchange