Rreziku nga fruthi, problem refuzimi i vaksinës - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-04 0

Humbja e jetës së 17 fëmijëve në Rumani për shkak të epidemisë së fruthit, si dhe shpërthime të kësaj sëmundjeje ngjitëse në Itali, Francë, Spanjë dhe vende të rajonit, kanë alarmuar autoritetet shëndetësore në vendin tonë për shkak të një tendence për të refuzuar vaksinën kundër fruthit, që bëhet te bebet 12-muajshe.