Rama: I vendosur për të mbyllur reformën në drejtësi

2017-07-04 1

Kur zbatimi i reformës në drejtësi ka ngecur për shkak të bllokimit të komisioneve te vettingut, ligji ky i kësaj reforme, kryeministri Rama iu rrëfëu maturanteve me medalje ari se është me i vendosur se kurrë për domosdoshmërinë e saj.

Edi Rama: ?Problemi i drejtësisë është një nga sëmundjet më të rënda. Jam edhe më i bindur se dje se e vetmja rrugë për ta trajtuar është një operacion shumë i thellë.?

Reformën në arsimin e lartë, për të cilën Monika Kryemadhi do te deklaronte se ishte një kompromis politik i gabuar i LSI për hir të koalicionit, kryeministri Rama e vlerëson si reformën e suksesit që ju ndryshoi te ardhmen maturanteve.

Edi Rama: ?Reforma në arsim ishte një domosdoshmëri. Më vjen shumë mirë që sot ne mund t?ju themi me plot gojën të gjithë maturantëve, se rruga për të hyrë në universitet tanimë vendoset vetëm prej tyre.

Perveç certifikatave të mirënjohjes, kryeministri iu shpërndau dhe dhurata maturantëve të cilëve ju dha këshilla për jetën.

Edi Rama: ?Ju sugjeroj që sonte të lexoni fjalimin e Steve Jobs-it para studentëve, do t?ju japë një dozë shumë, shumë, shumë të fortë droge natyrale.?