Report TV - Kontrata e qirasë me familjarët e Balilit, përplas dy ministritë

2017-07-04 0

SARANDË-Marrëveshja e qerasë së një objekti peshkimi në Butrint që shteti ja ka dhënë me qira Hektor Balilit, vëllait të Kelmend Balilit ka shkaktuar përplasje institucionale mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, konflikt ky që ngritur në këmbë edhe Policinë e Shtetit, e cila ka angazhuar edhe forca speciale.

Kontrata e dhënies së objektit Vivar Butrint është firmosur në vitin 2012 nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave e cila ishte e parashikuar për një periudhë 10 vjeçare.

Por sot kjo pronë është nën administrimin e Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka nënshkruar kontratë qiraje me një tjetër subjekt.