Ora News – BE dhe OSBE: Të deklarohen financuesit e partive

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur reforma zgjedhore është bllokuar, për shkak se mazhoranca dhe opozita nuk gjeti gjuhën e përbashkët, ndërkombëtarët propozojnë një mekanizëm tjetër për kontrollin e financimit të partive politike.
Ekspertë te Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës, kanë gati një formular të ri të deklarimit të financave të partive, që ashpërson kontrollin pa qenë nevoja të ndryshohet Kodi Zgjedhor.
Kjo u bë e ditur në një tryezë për financimin e partive politike, ndërsa dakortësinë e dha dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, i cili theksoi se korrupsioni zgjedhor mbetet problem për standardet.
Biba: Do të duhet të evidentohet prej nga vijnë këto para që shpenzohen kaq bujarisht në zgjedhjet shqiptare në një vend relativisht të varfër, ku fushatat shkojnë në vlera krejtësisht disproporcionale, duke mbartur kështu atë ciklin e korrupsionit të madh, sepse një fjalë e mençur thotë; ?Nuk ka drekë falas? dhe ai që paguan sot për të blerë votën, nesër duhet ta nxjerrë diku atë lek që ka shpenzuar.
Në të njëjtën linjë ishte dhe bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, socialisti Taulant Balla, i cili mbështeti formularin që forcon kriteret e vetëdeklarimit të financave të partive.
Balla: Një hap tjetër që duhet ta institucionalizojmë, ndryshimet në Kodin Penal për ndëshkimin e krimeve elektorale, ndëshkimi i fotografimit të votës dhe veprave të tjera penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-dhe-osbe-te-deklarohen-financuesit-e-partive/