Report TV - Devoll, vrasja pas konfliktit mes dy grupeve për 12 mijë € e drogës

2017-07-04 2

Zerif Alliu është viktimë e përplasjes mes grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe një detyrimi prej 12 mijë euro ndaj David Myrtes, personit që dikur bënin trafik droge bashkë.

Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake të arritur nga prokuroria e Korçës dhe policia e shtetit e cila ka arrestuar po ashtu Mendar Burnazin të njohurin e Alliut pasi sipas hetimeve Burnazi ka dhënë deklarime të rreme para oficerëve të policisë.

I dëmtuar në këtë ngjarje ka mbetur dhe Daniel Tole i cili ka njohur para hetuesve si person që ka qenë i pranishëm ne fshatin Bracajn në afërsi të një kapanoni ku ata janë sulmuar dhe David Myrten.