Report TV - Dekriminalizimi, 9 'prerje kokash' 323 zyrtarë në proces verifikimi

2017-07-04 0

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një raport për Dekiminalizmin.

Sipas këtij raporti janë verifikuar 10 zyrtarë të lartë, ku ka rezultuar se 3 prej tyre i prek ligji i Dekriminalizimit, ndërkohë që i katërti Armando Prenga, e la vet mandatin dukë dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë 6 zyrtarët e lartë të tjerë nuk preken nga ky ligj. Sipas këtij raporti Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe Elvis Rroshi kanë qënë zyrtarët e lartë që janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. ?Për 4 zyrtarë të lartë, ka filluar paralelisht dhe hetimi penal për kryerjen e veprës penale të ?Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve? pasi ka rezultuar se kanë fshehur të dhëna në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale?,- thuhet ën raportin për dekriminalizimin.