KQZ: Gati ngritja e KZAZ-ve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e listës së anëtarëve të dy partive opozitare, PD-së dhe PR-së, për Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve brenda afateve ligjore, bëri që KQZ të dështojë në ngritjen e këtyre organeve. ?Shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Ky detyrim, i parashikuar nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë.? Por, Kodi Zgjedhor i jep të drejtën KQZ-së që të emërojë kryesisht anëtarë dhe sekretarë të këtyre komisioneve të niveleve të dyta. Aktualisht në KQZ janë depozituar kërkesa nga qytetarë të shumtë. Çka do mundësojë zhvillimin normal të procesit zgjedhor. ?Pas dorëzimit nga Inspektorët Rajonalë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, dhe shqyrtimit të të gjithë kandidaturave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.? KQZ bën me dije se procedurat e përzgjedhjes dhe të emërimit kryesisht, të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve do të kryhen me transparencë, në respektim të ligjit zgjedhor.

Free Traffic Exchange