Ivanov thellon krizën, refuzon takimin me Hahn - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar te takohet me komisionerin për zgjerim Johanes Hahn dhe tre eurodeputetet qe e shoqërojnë ate ne vizitën e kësaj te marte ne Shkup, duke përmendur si argument kthimin e tij vone nga vizita shtetërore ne Hungari. Siç njofton Agjencia Shtetërore e Lajmeve ?MIA?, duke cituar burime nga kabineti i presidentit, per këtë gjë, ishte vene ne dijeni ambasadori i bashkimit Europian Zhbogar qe ditën e premte. Por selia diplomatike e BE-se ne Shkup, ne axhenden paraprake te takimeve te Hahn kishte përfshire edhe atë me kreun e shtetit, përveç takimeve me gjithe kryetaret e partive politike parlamentare. Kabineti i presidentit Ivanov nder te tjera shprehet: ?Presidenti Ivanov ia ka shprehur qëndrimet e veta komisionerit per zgjerim Hahn ne takimin e tyre te fundit me 10 shkurt 2017 dhe ato mbeten te pandryshuara. Ivanov ka qene dhe mbetet i qarte kur eshte shprehur se nuk do te ndaje mandat, pa hedhjen poshte te platformës se Tiranës.? Por lajthitja e kabinetit te presidentit shkon edhe me tej, kur i sugjerohet komisionerit Hahn qe ne vend te kreut te shtetit te takoje përfaqësuesit e iniciativës per ?Maqedoni te përbashkët?, te cilët ai vete ka refuzuar t?i takoje. Kabineti i presidentit shprehet se do te ishte mire qe komisioneri te informohej ne lidhje me shkaqet dhe argumentet qe i kane shtyre qytetaret e Maqedonisë te protestojnë prej 20 ditësh. Përpara nisjes se vizitës, Hahn i ka apeluar edhe njëherë liderëve politike te mos nxisin konfliktet etnike ne vend dhe te lëvizin shpejt per te krijuar qeverinë. Komisioneri Hahn e ka nisur ditën e takimeve ne Shkup me kreun e PDSH, Menduh Thaçi, per ta vijuar me gjithë kryetaret e partive politike parlamentare. Ne mbrëmje vone, pritet qe ai te mbaje nje konference për shtyp.