Report TV - PD s'çon emrat për KZAZ KQZ: Do i zëvendësojmë

2017-07-04 0

Partia Demokratike dhe Partia Republikane shkelën afatet ligjore për dërgimin në KQZ të emrave për anëtar të KZAZ-ve.

Në zbatim të afatit ligjor të përcaktuar në nenin 28, pika 1, të Kodit Zgjedhor, Kodi Zgjedhor do të duhej të kishte marrë vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe të kishte caktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, u shpreh se shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.

"Ky detyrim, i parashikuar nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë.