Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas është qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:20 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e Kinostudios.
Policia e Tiranës sqaron paraprakisht dy persona të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin me iniciale E.D, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qellohet-me-arme-zjarri-nje-person-prane-kinostudios/