Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi punimet në një tjetër projekt të infrastrukturës, asfaltimin e rrugës pranë nënkalimit të Panajasë.
Ky nënkalim do të lidhë tashmë fshatrat e zonës së Novoselës me autostradën, ndërsa në gjendjen e vështirë problematike që ishte, kalimi në ketë rruge bëhej i pamundur.
Kjo rrugë është një nga 13 segmentet që do të asfaltohen. Ky është segmenti i parë që përfundon, pastaj janë dhe 12 segmentet e tjera brenda territorit të bashkisë të cilat do të transformohen tërësisht përmes këtij investimi që kap vlerën e 1.1 miliard lekë të vjetra.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/leli-disa-bejne-politike-me-vloren-per-vota-une-kam-zgjedhur-te-punoj/