Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vizita e Ministrit të Jashtëm Ditmit Bushati në Washington D.C, në kuadër të pjesmarrjes së tij në takimin e koalicionit anti-ISIS, ka nisur me një sërë takimesh në Senatin amerikan dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në takimin me Senatorin Chris Murphy, anëtar i Komisionit të posaçëm për Europën, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, ecurinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-bisedime-ne-senatin-amerikan-dhe-ne-dhomen-e-perfaqesuesve/