Ora News – Basha për Tonight Ilva Tare: Çfarë është Republika e re

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një lidhje të drejtpërdrejt për Tonight Ilva Tare në Ora News ka sqaruar se çfarë është republika e re e propozuar prej tij.
Ai thotë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Edi Rama pa qeveri teknike dhe se zgjedhjet nuk do të zhvillohen duke qenë ai në krye të qeverisë.
Biseda:
Tare: Çfarë është republika e re?
Basha: Një nga produktet e Republikës së re është që pushtetari ul kokën përpara qytetarit. Do të thotë një shtet ligjor. Një demokraci e vërtetë ku qytetarët të vendosin. Do të thotë një drejtësi e vërtetë ku gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbrojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Do të thotë konkurrencë e vërtetë dhe jo vetëm një grusht njerëzish që kontrollojnë gjithçka.
Luarasi: A nuk mendoni se juve do t?ju shkonte më përshtat një komunikim i ri pa gjuhën e përdorur nga çadra me ato fjalitë që kemi dëgjuar, sepse gjuha e vjetër i takon xhaketave të vjetra?.
Basha: Çështja e komunikimit politik nuk është më sot çështje estetike. Ju kujtoj se i kam uruar Edi Ramës ardhjen në qeveri. E kam bërë këtë nisur nga koncepti im për demokracinë për rolin e opozitës, qeverisjes. Përgjigja ka qenë barbare; shkelje e Kushtetutës, shkelje e ligjeve, futja e kriminelëve në politikë, kthimin e Shqipërisë në hambar droge. Çështja këtu nuk është estetike, por etike, morale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-per-tonight-ilva-tare-cfare-eshte-republika-e-re/

Free Traffic Exchange