Ora News – Xhafaj: S’kam punuar në strukturat e sigurimit dhe as organet e hetimit

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj thotë se nuk ka punuar asnjë ditë në strukturat e Sigurimit të Shtetit dhe as në organet e hetimit në periudhën e komunizmit, të cilat në atë kohë ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme.
Në një deklaratë të gjatë lëshuar për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste, Xhafaj sqaron periudhën për të cilën është akuzuar ditët e fundit, duke i dhënë përgjigje kështu edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
?Në vitin 1982 kam përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në shtator të atij viti jam emëruar Këshilltar Ligjor pranë Zyrës së Ndihmës Juridike në Gjykatën e rrethit Krujë. Në maj 1983 jam zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e rrethit Krujë.
Në qershor 1984 krijohet për herë të parë organi i hetimit penal, si institucion i veçantë dhe i pavarur nga institucione të tjera, pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë të asaj kohe pranë prokurorive të rretheve, tërësisht i ndarë nga organet e hetimit të Ministrisë së Brendëshme. Po atë vit, në qershor, më emëruan në punë pranë këtij organi. Në këtë periudhë prej një vit e gjysmë, (qershor 1984 ? dhjetor 1985), kam kryer edhe stazhin gjashtëmujor në prodhim, pranë Ndërmarrjes Bujqësore Krujë.
Në fund të vitit 1985 jam larguar përfundimisht nga puna në organet e sistemit të drejtësisë në moshën 26-vjeçare. Sikurse del qartë nga këto fakte, asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme?, sqaron Xhafaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-skam-punuar-ne-strukturat-e-sigurimit-dhe-as-organet-e-hetimit/