Report TV - Atentat në Kinostudio. Plagoset me armë në krah një person

2017-07-04 3

TIRANË- Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë në zonës e Kinostudios, pranë komisariatit nr.4, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në krah Eduart Duka.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Duka rezulton person me precedentë penal, dhe kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pas prishjeve të pazareve të drogës.

Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se kemi të bëjmë me një atentat, pasi 2 autorët kanë qëlluar drejt një lokali nga një makinë në lëvizje.

Free Traffic Exchange