Ora News – Call center për tatimpaguesit, Ahmetaj: Sipërmarrësit mundësi vetëkorrigjimi

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qendra e Thirrjeve në ndihmë të sipërmarrësve është një shërbim i ri që vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Përmes thirrjeve hyrëse, dalëse dhe live chat biznesi kërkon ndihmë për procedura të ndryshme, asistencën e specialistëve apo edhe kryerjen e pagesave. Ndërsa operon prej 1 shkurtit, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se ajo është pritur pozitivish nga sipërmarrja e cila merr sqarimet në kohë reale pa u paraqitur në asnjë sportel.
Call center për tatimpaguesit është shërbimi i ri që ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sipërmarrjen. Qenda operon prej 1 shkurtit dhe biznesi ka mundësinë që përmes thirrjeve dalëse, hyrëse dhe live chat të sqarohet në kohë reale për procedura të ndryshme apo të bëjë pagesa pa u munduar të shkojnë nëpër sportelet përkatëse. Ministri i Financave Arben Ahmetaj vizitoi zyrat e shërbimit ku veçoi se përmes këtij komunikimi të rritet vullnetarizmi në pagesa dhe qatësohen proçedurat.
Ahmetaj: ?Pikë së pari këtu operatorët dhe specialistët, informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson proçedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimit nga zyra me sipërmarrjen. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja ka mundësinë të pyesë specialistët e shërbimit të tatimpaguesve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t?u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientimi. Frytet e para të punës duken qartë, vetëm në shkurt janë njoftuar nga kjo qendër 25 mijë tatimpagues të biznesit të vogël dhe reagimi ka qenë jashtëzakonisht shumë pozitiv. Ne besojmë që nëpërmjet komunikimit të rrisin vullnetarizmin në pagesa dhe qatësimin e të gjithë proçedurave?
Shkurton kohë dhe kosto për tatimpaguesit duke mos u paraqitur në sportele ishte shpjegimi i Drejtores e Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/call-center-per-tatimpaguesit-ahmetaj-sipermarresit-mundesi-vetekorrigjimi/

Free Traffic Exchange