Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar të hënën në afërsi të Konicës, të akuzuar se po transportonin një sasi të madhe droge.
Të dy shqiptarët, e moshës 53 dhe 26 vjeç, u ndaluan ndërsa po udhëtonin me një kamper në aksin rrugor që lidh Konicën me qytetin e Kozanit.
Gjatë një operacioni të koordinuar, njësitë policore e ndaluan kamperin për kontroll dhe në brendësi të mjetit u gjet e fshehur në vende të ndryshme, prej më shumë se gjysmë toni drogë.
Policia sekuestroi 529,41 kg kanabis, të ambalazhuar në 180 pako.
Mjeti rezultoi në pronësi të një firme vendase që jep makina me qera dhe si kontraktor figuronte një shtetas grek i moshës 54 vjeç, që është shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-dy-shqiptare-transportonin-me-shume-se-500-kg-kanabis/