DURRËS-Rruga në Porto Romano të Durrës rrezik për jetën e kalimtarëve. Më të rrezikuarit nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Nuk ka asnjë mbikalim.
Për shkak të mungesës së një mbikalimi, banorët e zonës janë të detyruar që të kalojnë mbi trafikndarësen për të kaluar në anë tjetër të rrugës së re.
Por ata që rrezikojnë më tepër janë fëmijët e shkollës, të cilët 2 herë në ditë kalojnë këtë rrugë.
Ndërkohë që shpejtësia e levizjes së mjeteve në këtë aks është shumë e lartë.