Kryedemokrati Basha nga çadra në Bulevard ka vijur akuzat ndaj Ramës si dhe ka shprehur vendosmërinë e tij për të bërë rezistencë deri në dorëheqjen e tij dhe krijimin qeverisë teknike.
Basha i ka cilësuar protestuesit e opozitës ?misionarë të paqes? ndërsa u shpreh se ?po të ishte puna për karshillëk 18 shkurti i dytë e gjen Ramën në lanë jo në zyrë?.
?Edi Rama ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Duçe. Edi Rama ti je i ikur. Këta misionarë janë misionerë të paqes sepse ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë sepse po të ishte puna për karshillëk 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë, jo në zyrë. Por ne jemi këtu si patriotë dhe me vendosmëri do t?i sigurojmë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe anëtarësimi në BE?, tha Basha.