http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot, 79 kandidatet qe kane marre vlerësim pozitiv nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kane nje jave kohe per te plotësuar dokumentacionin e parashikuar nga ligji, për rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve. ?Ftoj të gjithë kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, të plotësojnë dokumentet sipas ligjit?. Pas 27 marsit, Avokati i Popullit ka nje jave kohe per te vlerësuar nëse 79 aplikantet i përmbushin apo jo kriteret ligjore, proces qe duhet ta kryeje ne bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit. E nese gjithçka shkon sipas afateve, javën e pare te prillit, kandidaturat per organet e vetingut, do te vijnë ne Parlament. Ne ate moment, fatin e ngritjeve te organeve qe do te bëjnë vetingun e ka klasa politike, pasi mazhoranca dhe opozita kane te njëjtën peshe ne komisionet qe përzgjedhin kandidatet.