LSI bllokon Komisionin e Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të disatën herë, deputetët e LSI munguan në Komisionin e Ekonomisë, duke bllokuar edhe vendimmarrjen. Kreu i Komisionit Erjon Braçe nuk e fshehu nervozizmin. Këtë të hënë, ishte për diskutim nisma e deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli, për statusin e ekspertit fiskal, nismë, e cila ka hasur në kundërshti të forta nga kontabilistët dhe audituesit. Këta të fundit ishin prezent në sallë, por seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së LSI. Në përfundim të Komisionit, Erjon Braçe tha se nuk ka asnjë argument zyrtar për mungesën e LSI, por ai hodhi akuza se ndaj tij, ka patur presione për të miratuar këtë projektligj. Vizion Plus kontaktoi me nismëtarin e ligjit, Gjovalin Kadeli, i cili tha se mungesa e tij në komision, lidhej me arsye personale dhe se ai do të vijojë të konsultohet me grupet e interesit, me qëllim, miratimin e projektligjit.